Adhara Perez është një vogëlushe 8 vjeçare nge Meksika e cila ka rezultuar me nivel jashtë normales të inteligjencës.
Vogëlushja është cilësuar si gjeni, pasi IQ për Adhara është 162, pra më e lartë se gjeniu Ajnshtajn i cili e ka patur 160.
Por historia e Adharas nuk është kaq ‘rozë’ sa duket. Në moshë më të vogël ajo u diagnostikua me Sindromën Asperger, një lloj çrregullimi i spektrit autik, ku tek vogëlushja u shfaqën vështirësi me ndërveprimet shoqërore. Si pasojë e kësaj gjendje për fat të keq vogëlushja është përballur me bullizmin në shkollë, duke bërë që të mbyllej çdo ditë e më shumë në vetvete.
Gjendja depresive e Adharws për shkak të talljes në shkollë arriti deri aty sa ajo refuzonte të shkonte në shkollë, ndërsa në ditët që shkonte ajo flinte gjatë mësimit ose nuk shfaqte asnjë lloj interesi për ç’ka thuhej në klasë.
Nëna e vogëlushes, e shqetësuar e dërgoi në një qendër terapie nga ku u mësua se Adhara nuk ishte si të gjithë fëmijët e tjerë, dhe pasi ju nënshtrua testit të inteligjencës, rezultati ishte 162, pra më i lartë se i Ajnshtajn dhe Hawking.
Për shkak të inteligjencës së lartë, Adhara përfundoi shkollën fillore kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa në moshën 6 vjeçare ajo përfundoi të mesmen duke kaluar disa klasë njëherazi. Aktualisht ajo është vetëm 8 vjeç; po fiton dy diploma një në inxhinieri industriale dhe një tjetër në inxhinieri sistemesh; pasi të përfundojë këto diploma, Adhara do t’i nënshtrohet një provimi për t’u pranuar në Universitetin e Arizonën për ndjekur studimet për Astrofizikë.
Ëndrra e Adharës është që të bëhet Astronaute.



















