KreuBusull

Pas mjekëve dhe mësuesve; ja kategoria që do të vaksinohen!

Kategoritë e  tjera që do të marrin dozën e parë të vaksinës anti-covid do të jenë gazetarët dhe policët. Lajmin e ka bërë me dije zëvendësministrja e shëndetësisë Eugena Tomini.

“Kemi plan kombëtar të imunizimit. Mbi këtë plan po ecim hap pas hapi mbi grupet e riskut, grupet prioritare dhe gërshetimin e tyre. Pritet nga mesi i prillit të kemi sasinë e vaksinave Covax, do të jenë 80,000 doza. Sigurisht që grupet prioritare janë ata të riskut. Do vijojë gjithashtu vaksinimi i moshës mbi 60-të vjeç dhe vaksinimi i mësuesve. Është një vaksinim i kombinuar. Një vaksinim i sigurt dhe cilësor është objektivi ynë kryesor, për të arritur këtë objektiv  sigurisht që alternativat janë më të ndryshme dhe do përdoren të gjitha mënyrat për të pasur një vaksinim të sigurt dhe të shpejtë”; tha Tomini

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF