Një maskë ceremoniale prej ari 3,000 vjecare është bërë një sensacion i papritur i mediave sociale në Kinë pas zbulimit të saj në provincën Sichuan.
Artefakti ishte një nga 500 reliket e epokës së bronzit që u gjetën në vendin arkeologjik të Sanxingdui. Ekspertët thonë se zbulimi mund të sigurojë njohuri të reja mbi shtetin antik Shu, i cili drejtoi zonën në vitet 316 para Krishtit. Por maska misterioze me gjysmë fytyre ka ‘prodhuar’ gjithashtu një meme të famshme dhe video homazhe në mediat sociale. Sapo grupi i fundit i zbulimeve u publikua të Shtunën, përdoruesit e platformës Weibo filluan të bënin fotografi duke mbivendosur maskën në fytyrat e figurave të kulturës pop. Hashtagu “Konkursi për përpunimin e fotografisë së maskës së artë Sanxingdui” është parë gati 4 milion herë dhe ka nxitur postime të shumta ndërsa pjesa tjeter vlerësojnë maskën “mahnitëse” dhe “të bukur”.
Zyrtarët në muzeun për Sanxingdui – një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Kinë – shpejt u bashkuan me argëtimin e njerëzve.
“Mirëmëngjesi, sapo jemi zgjuar, me sa duket të gjithë kanë qenë të zënë duke u marre me pak editim?” tha muzeu në një postim të fundit të Weibo ndërsa ndau mendimin e tij për memet.
Muzeu gjithashtu lansoi një video muzikore promovuese të animuar me protagoniste maskën dhe artefakte të tjera, ndërsa një këngë rep e krijuar nga një drejtues televiziv që vlerëson “inteligjencën” e civilizimit antik është bërë virale. Përveç maskës së arit, arkeologët në Sanxingdui kanë gjetur copa bronzi, fletë ari, si dhe objekte të bëra nga fildish, dantella dhe mëndafshi.



















