Si të kuptoni nëse jeni duke rënë në dashuri me kolegun tuaj apo thjesht po përjetoni ‘tërheqjen e afërsisë’?
Ne kalojmë shumë kohë me kolegët tanë, mbase kalojmë më shumë kohë me ato se pothuajse me këdo tjetër. Meqenëse ka të ngjarë të jeni të rrethuar edhe nga njerëz me të cilët keni gjëra të përbashkëta, nuk është për t’u habitur që njerëzit bien në dashuri në punë.
Kërkimet kanë zbuluar se duhen rreth 200 orë që njerëzit të bëhen miq të ngushtë, pasi sa më shumë kohë të kaloni me dikë, aq më shumë dalloni cilësitë e tyre pozitive dhe tërheqëse. Kjo është mirë për njerëzit që janë single, por nëse jeni në një lidhje monogame dhe filloni të keni ndjenja për dikë tjetër në punë, gjërat mund të ndërlikohen.
Monogamia është e vështirë, sipas Tammy Nelson, një terapiste seksuale njëkohësisht dhe konsulente për faqen ‘online’ te dating Ashley Madison.
“Por nëse je e martuar, nuk ke vdekur”, tha ajo. “Do të tërhiqeni dhe nga njerëz të tjerë”.
Por është e rëndësishme se si e trajtoni këtë tërheqje. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, situata mund të bjerë në fushën e mikro-tradhtise, pra momenti kur ju tradhtoni, por vetëm pak.
Nelson thotë se kjo mund të shkojë nga flirtimi në punë, ndarja e detajeve personale në lidhje me jetën tuaj, dërgimi i mesazheve dhe deri te dërgimi i mesazheve të qarta njëri-tjetrit.
Sipas të dhënave nga Ashley Madison, 37% e njerëzve kanë dikë në punë me të cilin fantazojne skenare romantike. Kjo nuk do të thotë që ata do ta bëjnë, por ekziston mundësia që kufijtë të kalohen dhe sjellja të behet e papërshtatshme.
“Të gjithë kanë fantazi,” thot Nelson. “Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet t’i ktheni ne ralitet. Eshte pjesë e të qenit gjallë, dhe të sigurosh veten se je akoma një person aktiv seksualisht dhe se je akoma i interesuar t’i botës gjallërinë tënde, gjë që unë mendoj se është një gjë e mirë “.
Insider.com



















