KreuBusull

Qetëson mjeku shqiptar: Nëse keni kaluar Covid, mos u shqetësoni për variantet e reja!

Me mutacionet e ndryshme që ka pësuar Covid-19 gjatë muajvë të fundit, frika nga variantet e reja që kanë rezultuar edhe më infektues ka bërë që shumë vende të botës të rreptësojnë masat. Megjithatë sipas një studimi amerikan është vërejtur se variantet e reja neutralizohen  nga gjaku personave që e kanë kaluar një herë Covid, apo të atyre që janë vaksinuar.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka qetësuar opinionin publik shpërndarë  studimin sipas të cilit variantet e reja të COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer. Ai shprehet se nëse e keni kaluar infeksionin nuk duhet të shqetësoheni nga variantet e reja.

“Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2. Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga: gjaku i pacientëve të sëmurë, gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer. Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin: variantin e Ëuhanit, variantin D614G (klasik), variantin Britanik, variantin Kalifornian. Pra, miqtë e mi: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja. Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi” – shkruan mjeku.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF