
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rishikuar edhe një herë masat e mara për luftën anticovid dhe këtë të dielë u pa e arsyeshme që duke nisur nga data 12 prill të ndryshojë ora policore.
Për shkak të uljes së numrit të infektimeve, prej ditës së sotme ora policore do të jetë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.
“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme data 12 Prill. Po kështu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Impakti i lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu në një deklaratë ditën e djeshme.



















