KreuBusull

Amazon e pranon se ka detyruar punonjësit të urinojnë në shishe

Prej disa javësh në rrjet ka qarkulluar lajmi se punëtorët e gjigandit të shitjeve online Amazon shpesh detyrohen të urinojnë në shishe për shkak të fluksit të madh të punës. Teksa drejtuesit e kësaj kompanie heshtën për disa ditë rreth këtyre akuzave, së fundmi ka patur një reagim zyrtar sipas të cilit vetë drejtuesit e kanë pranuar se ndonjëherë shoferët e kompanisë mund të kenë urinuar në shishe, pasi e kanë të vështirë të gjejnë tualete teksa janë në udhëtim.

Amazon  më në fund pranoi përgjegjësinë e saj, duke theksuar se mohimi ishte “një autogol”.

“Ne e dimë që ndonjëherë shoferët tanë mund të kenë probleme në gjetjen e tualetit për shkak të trafikut ose ndonjëherë sepse ecin në rrugë në zonat rurale, dhe kjo veçanërisht në periudhën e pandemisë kur shumë tualete publike u mbyllën”, -pranoi “Amazon” në një shënim të postuar në blog.

Pak ditë më parë, një deputet nga Partia Demokratike e SA-ve, Mark Pocan, akuzoi “Amazon”, se i detyronte shoferët të urinonin në shishe, për shkak të mungesës së kohës për të shkuar në tualet. Disa persona në një forum në “Reddit” e konfirmuan këtë gjë gjithashtu, raporton “BBC”.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF