KreuBusull

29 marsi shpallet ditë zie kombëtare në nder të deputetit Bashkim Fino!

Qeveria shqiptare e ka shpallur ditën e sotme (29 mars) ditë zie kombëtare në nder të ndarjes nga jeta të deputetit Bashkim Fino. Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e infektimit me Covid-19 betejë të cilën nuk mundi dot ta fitojë.

Në nder të të ndjerit Fino, sipas vendimit të gjithë flamujt nëpër institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë.

Homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit figurës së tij do të mbahen mesditën e sotme pranë Pallatit të Kongreseve.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF