KreuBusull

Qindra të vdekur në Kanada; temperaturat shkojnë në 50 gradë celcius!

Situata e shkaktuar nga temperaturat e larta në Kanada dhe në disa shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë tejet shqetësuese. Autoritetet në Kanada dhe në Oregon dhe Uashington bëjnë me dije se mbi 500 persona kanë humbur jetën nga temperaturat përvëluese në ditët e fundit dhe kan gjasa që një situatë e tillë të përkeqësohet në ditët në vijim.

Nxehtësia ka gjetur të papërgatitur qytetarët kanadezë, të cilët ishin mësuar të kishin temperatura të ulëta në këtë periudhë. Ajo që e bën edhe më të vështirë çdo gjë është fakti se shumë shtëpi në Vancouver dhe në Seattle nuk kanë ajër të kondicionuar duke i dhënë një goditje fatale njerëzve të sëmurë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF