
Përfaqësues të komunitetit LGBTQI në Angli kanë hedhur idenë e heqjes së fjalës nënë në pasaportën e një individi për ta zëvendësuar atë me ‘prindi që ka lindur’ si mënyrë për t’u vendosur barazia gjinore. Komuniteti kërkon që vendet e punës të shkojnë drejt krijimit të një kodi veshjeje neutral gjinore, mbulimit të kujdesit shëndetësor për punonjësit transgjinorë.
Ata shprehen se ky ndryshim do të parandalojë që punëdhënësi të vendosë pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave. Po ashtu, ata thonë se njerëzit që vetëidentifikohen si femra duhet të jenë në gjendje të përdorin tualetet e femrave dhe dhomat e tyre të zhveshjeje, pavarësisht nga gjinia që u ishte caktuar në lindje.



















