KreuBusull

“Dhërmiu duket si St.Tropez”; Turistët francezë mahniten nga bukuria shqiptare!

“Dhërmiu duket si St.Tropez”; Turistët francezë

Shqipëria e sidomos jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushues të rinj por dhe moshat e treta sikundër është rasti i disa moshatarëve francez, të cilët i gjetëm duke shijuar bregdetin e Dhërmiut. Në turin e tyre pas Malit të Zi, ishte planifikuar Shqipëria, vend që sipas tyre nuk e kishin vizituar kurrë më parë.

Të impresionuar me bukurinë malore dhe detin e vendit tonë ata shprehen se, ky vend është i jashtëzakonshëm, por ç’ka më shumë i impresion është bujaria e shqiptarëve. Kombinimi “det –mal, dhe ushqim me bollëk është tepër i veçantë shprehen disa prej tyre. “Nuk e dimë nëse do të kthehemi sërish, por plotësisht të mahnitur themi, Shqipëria ka një të ardhme të bukur përpara me këto karakteristika!” Ky tur dhe kjo energji te ky grup moshe është mesazhi më i bukur që mund të marrim. Të eksplorosh dhe të shijosh nuk është pengesë mosha. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001.

 

Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative./ Top Channel

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF