
Një familje është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Vlorë. Katër anëtarë të një familje, prindërit dhe dy fëmijët kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me veturen “Toyota ”, me të cilin udhëtonte familja. 3 personat e ndodhur në mjetin “Audi” janë plagosur por janë jashtë rrezikut për jetën!
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.



















