Një fenomen i pabesueshëm ka ndodhur në Gjirin e Meksikës, ku është parë një vatër e madhe zjarri në mes të oqeanit.
Kompania shtetërore e naftës e Meksikës tha se një zjarr i shkaktuar nga një këputje në një tubacion gazi nënujor në Gjirin e Meksikës tashmë është shuar, por videot që tregojnë përpjekjet për të shuar atë bënë xhiron e rrjetit.
Flakët e mëdha që ngrihen nga uji dhe i ngjajnë llavës së shkrirë janë quajtur “sy i zjarrtë” nga përdoruesit e mediave sociale për shkak të formës rrethore të flakes. Ky fenomen i rrallë ka marrë vëmendjen e miliona përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët e kanë shpërndarë pamjen në llogaritë e tyre në instagram, tëitter apo facebook.



















