KreuBusull

Vijon situata alarmante në Deçan; mes 1500 të të helmuarve 51 janë fëmijë!

Vijon situata alarmante në Deçan; mes 1500 të të helmuarve

Vijon të jetë e rëndë situata në Deçan të Kosovës, ku në 24 orë janë drejtuar në qendrën spitalore rreth 1500 persona me shenja klinike të helmimit. Mes tyre 51 janë fëmijë. Ndërsa ditën e djeshme u raportua edhe për 2 viktima, nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se dy viktimat nuk kishin lidhje me helmimin.

U mendua se uji i kontaminuar ishte faktor helmues, por analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit në gjashtë fshatra të Komunës së Deçanit kanë rezultuar dy herë negative dhe sipas standardeve për konsumimin e ujit. Mbetet ende e panjohur arsyeja e helmimit masiv.

Deçani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF