Një shkollë fillore në Britani ka lëshuar një kërkesë ‘edukate’ për prindërit që të jenë “të veshur siç duhet” kur i lënë fëmijët e tyre te portat e institucionit. Shkolla Fillore Ayresome, e vendosur në zonën Gresham të Middlesbrough, ka parë një rritje të madhe të numrit të prindërve që duket se veshin pizhame apo fustane gjumi kur i lënë fëmijët e tyre në shkolla. Për drejtoreshën e shkollës kjo nuk është një paraqitje serioze edhe nëse shtëpia e nxënësve është vetëm dy hapa larg shkollës.
Pavarësisht kërkesës nga drejtoresha e shkollës Charlotte Haylock, disa prindër zgjodhën të injorojnë këtë urdhër dhe u panë duke dalë para portave me veshje nate sërish.
Përpos injorimit të disa prej prindërve kishte dhe nga ata që janë shumë dakord me këtë rregull.
“Unë mund ta kuptoj pse drejtuesit e shkollës po përpiqen ta vënë këtë rregull pasi fëmijët thjesht ndjekin shembullin që shohin nga prindërit e tyre dhe ata prindër që dalin me pizhame nuk po vendosin një standard të mirë”; tha një nënë



















