KreuBusull

Tërmeti 5.8 ballë trondit Greqinë; raportohet për persona të bllokuar nën rrënoja

Një tërmet I fuqishëm ka tronditur shtetin grek pak minuta më parë. Mediat greke reportojnë se epiqendra e lëkundjeve ka qenë në ishullin  e Kretës dhe intesiteti ka qenë 5.8 ballë të shkallës Rihter.

Nga tërmeti është shënuar viktima e parë, ndërsa 9 qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Goditja u ndje rreth orës 08:15 CEST rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Heraklion. Epiqendra e tërmetit ishte 246 kilometra (153 milje) në juglindje të kryeqytetit grek, Athinës.

Ishulli më pas u trondit nga katër tërmete të tjerë më të vegjël, më i madhi që u regjistrua ishte 4.6 dhe goditi rreth 20 minuta pas të parit. Ndërkohë që autoritet kanë paralajmëruar qytetarët se mund të ketë lëkundje të mëtejshme.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF