KreuBusull

Merr fund lufta 20 vjeçare në Afganistan, më e gjata në historinë e Amerikës

Lufta 20 vjeçare e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka marrë fund.

Në konferencën e shtypit ku deklaroi përfundimin e përpjekjeve të evakuimit dhe luftës, gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se avionët e fundit u ngritën nga aeroporti i Kabulit në orën 3:29, sipas orës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul.

Një zyrtar i lartë taleban i tha Zërit të Amerikës se “të gjitha forcat e huaja okupuese u tërhoqën nga vendi.”

Njoftimi për fluturimet e fundit amerikane nga Afganistani erdhi ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni premtuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë në evakuimin e amerikanëve dhe afganëve të rrezikuar nga Kabuli deri në “fund”, duke e cilësuar operacionin si evakuimin ajror më të madh në historinë e ushtrisë amerikane.

“Ishte një operacion masiv ushtarak, diplomatik dhe humanitar, një ndër më të vështirët në historinë e vendit. Një kombinim i jashtëzakonshëm logjistike dhe koordinimi, në disa nga rrethanat më sfiduese të imagjinueshme”, tha në një fjalim disa orë pas deklarimit të fundit të luftës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai tha se angazhimi amerikan në Afganistan do të vazhdojë.

“Misioni ushtarak ka mbaruar. Një mision diplomatik ka filluar”, tha zoti Blinken. /Zëri i Amerikës

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF