Për mëse shtatë orë rrjetet sociale dhe aplikacionet që janë nën pronësi të Mark Zuckerberg patën ditën e djeshme një ‘blockout’ në mbarë botën duke u bërë e pamundur përdorimi i tyre. Facebook, WhatsApp, Messenger pësuan ‘dështimin’ më të madh ndonjëherë që nga lancimi i tyre për herë të parë.
Ndërsa ky ‘terr’ rrjetesh sociale kaploi miliona përdorues në mbarë botën, reagimi zyrtar i Mark Zuckerberg, erdhi vetëm pas disa orësh. CEO i Facebook ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen dhe mosfunksionimin e përkohshëm të aplikacioneve nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook.
“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni,”- shkruan Zuckerberg.



















