KreuBusull

Në mars s’do të ketë abone, Unioni i Transportit Publik: Jemi kolaps ekonomik

Unioni i Transportit Publik ka njoftuar këtë të enjte se në muajin mars nuk do të ketë abone mujore.

Në njoftimin e shpërndarë thuhet se aboneja do të hiqet pasi Unioni nuk ka marrë një ndihmë reale nga qeveria dhe e ka të pamundur të ofrojë të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti pasi ndodhet në një kolaps ekonomik.

“Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.

Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra”, thuhet në njoftim.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF