Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi. 7 persona kanë humbur jetën ndërsa 19 të tjerë janë raportuar të zhdukur deri më tani. Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Përmes rrjeteve sociale ai thotë se Vladimir Putin, ka nisur ‘pushtimin’ e Ukrainës në shkallë të plotë.
Në një fjalim të mbajtur të hënën nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin ku ai u shpreh se Ukraina dhe Rusia, në terma historikë, janë në thelb të pandashme, duket se ishte një shenjë se lufta ka nisur.
“Ukraina nuk është vetëm një vend fqinj për ne. Është një pjesë e patjetërsueshme e historisë, kulturës dhe hapësirës sonë shpirtërore. Që nga kohra të lashta, njerëzit që jetojnë në jugperëndim të asaj që historikisht ka qenë tokë ruse e kanë quajtur veten rusë. Ajo që ne tani e quajmë Ukrainë u krijua tërësisht nga Rusia ose për të qenë më të saktë nga Rusia komuniste bolshevike. Në këtë rrëfim të diskutueshëm, një treshe liderësh të hershëm sovjetikë Lenini, Stalini dhe Hrushovi gdhendën tokën larg Rusisë dhe disa kombeve të afërta për të krijuar një republikë të veçantë dhe ahistorike të quajtur Ukrainë. Krijimi i Ukrainës dhe i republikave të tjera sovjetike ishte një përpjekje për të fituar mbështetjen e “nacionalistëve më të zellshëm” në të gjithë Bashkimin Sovjetik, në kurriz të idesë historike të Rusisë”; tha Putin gjatë fjalimit të tij këtë të hënë.
Në realitet, Ukraina ka identitet të vjetër etnonacionale të dallueshme nga Rusia. Por Putini nuk e pranon këtë, duke i trajtuar ish-republikat sovjetike dhe, mbi të gjitha Ukrainën si pjesë të Rusisë të vjedhura nga atdheu si rezultat i makinacioneve komuniste.
Putin mendon se radikalët dhe nacionalistët, duke përfshirë dhe kryesisht ata në Ukrainë, po marrin meritat për fitimin e pavarësisë dhe sipas tij kjo është absolutisht e gabuar. Sipas tij shpërbërja e ‘vendit tonë të bashkuar’ u shkaktua nga gabimet historike, strategjike nga ana e liderëve bolshevikë dhe sovjetikë.
Si rezultat, Putini nuk mund ta shohë Ukrainën post sovjetike si një vend të vërtetë; sipas tij, nuk ka histori reale dhe as traditë kombëtare për ta bashkuar atë. Në vend të kësaj, ai e sheh atë si një shesh lojërash për oligarkët që përdorin demagogjinë anti ruse si një perde tymi për korrupsionin e tyre.
“Autoritetet ukrainase, dua ta theksoj këtë filluan duke ndërtuar shtetësinë e tyre mbi mohimin e gjithçkaje që na bashkoi. Kontrolli rus mbi Ukrainën, argumenton ai, është zëvendësuar nga një lloj tjetër sundimi i huaj: ai i Perëndimit. Pas protestave të Euromaidanit të vitit 2013, të cilat përmbysën liderin pro-rus Viktor Janukoviç, Ukraina vetë u vu nën kontrollin e jashtëm, një koloni me një regjim kukull”; përfundoi fjalimin e tij Vladimir Putin.
Për një gjë, është thjesht e gabuar të thuhet se Ukraina nuk ka identitet kombëtar të pavarur të ndarë nga Rusia. Kyiv, kryeqyteti i Ukrainës, u ndërtua shekuj para Moskës. Në fund të Luftës së Parë Botërore, Ukraina shpalli pavarësinë nga Rusia; u rikthye me forcë nën sundimin sovjetik.



















