Autoritetet ukrainase raportojnë se 7 persona kanë humbur jetën nga sulmet ruse mëngjesin e kësaj të enjte.
“Shtatë persona dihet se kanë vdekur nga bombardimet e forcave ruse”, ka deklaruar policia ukrainase.
Sulmi që u mori jetën 7 personave ndodhi në Podilsk, jashtë Odessa, ndërkohë autoritetet raportojnë se 11 persona të tjerë janë zhdukur.
Kujtojmë që Vladimir Putin paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.



















