KreuBusull

25 vjet e mbyllur se ishte e bukur: Historia e tmerrshme e Blanche Monnier!

Blanche Monnier, e njohur në Francë dhe si Séquestrée de Poitiers, apo “Gruaja e mbyllur e  Poitiers” ishte një vajzë nga ky rajon i vendit e cila u mbajt e mbyllur fshehurazi për 25 në një dhomë të errët nga nëna e saj aristokrate dhe nga i vëllai. Sipas zyrtarëve, përgjatë gjithë kohës që ndenji brenda në dhomë, Monnier nuk e kishte parë më dritën e diellit me sy.

Monnier ishte një vajzë e njohur për bukurinë e saj dhe kishte tërhequr shumë admirues, që i kërkonin dorën. Por në moshën 25 vjecare, ajo u dashurua me një avokatët më të madh në moshë se ajo, i cili nuk i pëlqente aspak të ëmës, Louise. Kjo e fundit insistoi se e bija nuk mund të martohej me një jurist “ që s`kishte asnjë kacidhe në xhep”. Kjo ndodhi në 1874. E bija e sfidoi dhe nëna e mbylli me zor në një dhomë të vogël të errët në papafingo, ku e la të dergjej për 25 vjet. Louise dhe vëllai i Blanche-s, Marcel, vazhduan jetën si normalisht e nuk i ranë në sy të tjerëvem por përkundrazi, u hoqën sikur vajtonin zhdukjen e Blanches.

Asnjë prej miqve të saj nuk e dinte ku ishte, dhe avokati me të cilin do të martohej, nuk kaloi shumë dhe vdiq nga hidhërimi. Në 23 maj 1901, policisë franceze i mbërriti një letër anonime, autori i së cilës nuk njihet as sot, ku zbulohej se Blanche mbahej e burgosur në shtëpinë e saj.Kur mbërriti policia e gjeti gruan fatkeqe në kushte të tmerrshme; ajo ishte e zhveshur, e mbuluar nga copëza ushqimesh të vjetra dhe fece, krevati e dyshemeja ishin të mbushur me buburrecë, ndërsa ajo ishte e shpërfytyruar, kockë e lëkurë dhe peshonte vetëm 25 kilogramë. Monier vazhdoi të vuante nga probleme të mëdha psikologjike, dhe vdiq vite më vonë në një spital psikiatrik.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF