UEFA ka vendosur t’ia heqë të drejtën Rusisë për organizimin e finales së Champions League për vitin 2022.
Vendimi erdhi pas kërkesës që kryeministri britanik, Boris Johnson, i bëri këtë të enjte publikisht, teksa prezantonte sanksionet e vendit të tij ndaj Rusisë pushtuese.
Finalja e madhe e programuar për t`u mbajtur më 28 maj në “Gazprom Arena”, do të zhvillohet në Paris.
UEFA shprehu “falënderimin dhe vlerësimin” për presidentin e Francës, Emmanuel Macron për “mbështetjen dhe angazhimin e tij personal që loja më prestigjioze e futbollit të klubeve europiane të zhvendoset në Francë në një kohë krize të pashembullt”.



















