Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar së fundmi te “Rudina” ku ndër të tjera tregoi se çfarë parashikojnë yjet për ngjarjen më aktuale në botë, lufta Rusi-Ukrainë.
“Lufta është në prag por dhe ne shpresojmë që me fillimin e Marsit të kemi lajme të mira. Parashikuam një javë apokaliptike, Mërkuri në kundërshtim me Uranin në Dem. Urani në Dem herën e fundit ka qenë gjatë Luftës së Parë Botërore. Datat 2 dhe 3 mars janë pikat më të rëndësishme, ku do të shikojmë a do të vazhdojë lufta apo jo. Këto data janë të rëndësishme astrologjikisht për të përcaktuar vazhdimin e luftës”, u shpreh ajo.
Nga ana astrologjike, presidenti rus, Vladimir Putin i përket shenjës së Peshores, e cila ndodhet në fund të renditjes së fatit nga Meri Shehu. Ndërkohë, ashendenti i tij është në shenjën e Akrepit, që ka tendencën të jetë autokatastrofik.
Ndërsa Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës i përket shenjës së Peshqve që renditet në vend të 4 dhe duket se yjet janë në favor të tij. Megjithatë, çdo gjë do të varet nga takimi i planetëve luftarakë, Marsit e Plutonit që do të takohen nën shenjën e Bricjapit.



















