Lufta që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës ka krijuar një shqetësim në të gjithë botën, duke vënë në lëvizje të gjithë krerët e shteteve.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur mëngjesin e sotëm nga panairi vjetor i bujqësisë në Francë, dhe u shpreh se kjo luftë do të zgjasë, ndaj bota duhet të përgatitet.
“Nëse mund t’ju them një gjë këtë mëngjes, është se kjo luftë do të zgjasë. Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës pasi Moska filloi një pushtim të fqinjit të saj properëndimor”, tha ai.
Më tej Macron shtoi, “Kjo krizë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja. Duhet të jemi të përgatitur Lufta është kthyer në Evropë, kjo u zgjodh në mënyrë të njëanshme nga presidenti Putin”.



















