KreuBusull

Kievi del nga shtetrrethimi, ndërsa luftimet vazhdojnë!

Kievi ka dalë nga shtetrrethimi prej orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të hëne. Banorët janë të lirë të dalin nga stacionet e metrove nëntokësore ku kanë qëndruar.

Dyqanet ushqimore do të lejohet të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse metroja do të kryejë lëvizje jo të shpeshta si zakonisht.

Megjithatë, zyrtarët e Kievit thonë se lufta është larg fundit pasi luftimet në rrugë vazhdojnë pothuajse në çdo lagje të qytetit. Banorët e Kievit, tani që do të dalin nga vendstrehimet, do të shohim një qytet të ndryshëm nga ai me të cilin janë mësuar, për shkak të fortifikimeve, armëve e municioneve.

Ora policore do të fillojë sërish në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit. Banorët janë udhëzuar që të mos dalin nga vendstrehimet apo shtëpitë e tyre nëse nuk e kanë të nevojshme lëvizjen.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF