Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se situata e furnizimit me oksigjen është afër një pikë shumë të rrezikshme në Ukrainë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe drejtori rajonal për Evropën, Hans Kluge, kanë paralajmëruar se kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet në vend, përfshirë kryeqytetin Kiev, ndaj rezervat mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.
“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pikë shumë të rrezikshme. Te disa spitale tashmë kanë mbaruar. Kjo vë në rrezik mijëra jetë”, thanë ata.
OBSH po punon me partnerët për të transportuar dërgesat urgjente përmes Polonisë. Rreth 1 700 pacientë të shtruar në spital në Ukrainë për shkak të COVID ndoshta do të kenë nevojë për trajtim me oksigjen.



















