KreuBusull

Forcat ruse rrethojnë qytetin e dytë më të madh në Ukrainë!

Imazhet satelitore tregojnë se një autokolonë ushtarake ruse po i afrohet kryeqytetit të Ukrainës, Kiev gjithnjë e më shumë.

Përparimi i avancuar rus në terren erdhi ndërsa qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, u godit nga granatimet intensive ndërsa pushtimi i Vladimir Putinit ndaj vendit fqinj hyri në ditën e tij të gjashtë.

Sipas medias lokale Kherson tashmë është pothuajse i rrethuar nga trupat ruse, ‘Ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ruse në të gjitha anët, ata kanë vendosur pika kontrolli në të gjitha daljet. Gjendja e qytetarëve është e rënduar dhe jetët e tyre janë në rrezik”.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha të martën se të paktën 136 civilë ishin vrarë nga sulmi i Rusisë, duke përfshirë 13 fëmijë. Bisedimet midis përfaqësuesve ukrainas dhe rusë zgjatën disa orë të hënën dhe të dyja palët ranë dakord të takoheshin sërish në ditët në vijim.

Kujtojmë që gjithnjë e më shumë vende dhe kompani në mbarë botën po marrin hapa për të ndëshkuar Moskën për pushtimin.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF