Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e shtatë këtë të mërkurë.
Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e armatosura ruse kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, i cili përbëhet nga një popullsi prej 250 mijë banorësh.
Kryetari bashkisë, Igor Kolykhayev, ka kërkuar ndihmën e qeverisë dhe agjencive të ndihmave humanitare për të siguruar furnizime me ushqime, medikamente dhe për të kryer evakuimin e të plagosurve.
Një nga anëtarët e këshillit lokal tha për BBC se 200 persona janë vrarë gjatë luftimeve, shumë prej të cilëve civilë.
Ndërkohë, Biden akuzoi homologun e tij rus Vladimir Putin për një luftë “të paramenduar dhe të paprovokuar” kundër Ukrainës.



















