KreuBusull

Zyrtari ukrainas: Rusia do të shpallë gjendje lufte në këtë datë!

Këshilltari i lartë i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliyak, tha se ka informacione se Rusia do të shpallë gjendje lufte më 4 mars.

Me anë të një postimi në Twitter ai shkroi se në këtë datë të dyja dhomat e Parlamentit rus do të mbajnë takime të jashtëzakonshme.

“Më 4 mars, të dy dhomat e parlamentit rus do të mblidhen për një seancë të jashtëzakonshme urgjente. Siç e kuptoj unë, në agjendë është miratimi i gjendjes së luftës në Rusi, si masë parandaluese”, shkruan ai.

Ai tha se nëse miratohet, gjendja e luftës mundëson ndalesë totale të qytetarëve në protesta, shkëputje nga bota e jashtme dhe kufizime financiare.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF