KreuBusull

“Hiqet ora policore”, Komiteti Ekspertëve merr vendimin pas dy vitesh pandemi!

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar një komunikim për mediat në lidhje me situatën e epidemiologjisë në vend dhe masat anticovid.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se ora policore do të hiqet, ndërkohë masat e tjera të vendosura do të vijojnë të mbeten në fuqi.

“Kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike. Niveli i masave vijon të mbetet i tillë: Të infektuarit me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, dhe jo 10 ditë siç ishte më parë. Vaksinimi është i këshillueshëm nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët. Për qytetarët që hyjnë në Shqipëri mbetet në fuqi paraqitja e vaksinës.

Në aeroporte do të vijojnë të lejohet të qëndrojnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që do të vijojnë të mbajnë maskën. Maska do të mbahet në të gjitha ambientet e mbyllura. Në fuqi mbetet masa me 30% të kapacitetit të hapësira ku zhvillohen grumbullime apo festa. Ora policore hiqet”  u shpreh Rakacolli.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF