Një zjarr ka shpërthyer orët e para të kësaj të premte në centralin më të madh në Europë pas sulmeve ruse.
Zyrtarët e Ukrainës kanë njoftuar së fundmi se tashmë forcat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor, pasi një zjarr shpërtheu në uzinën e Zaporizhzhia, qytet në juglindje të Ukrainës.
Sipas autoriteteve zjarri është nën kontroll, ndërkohë presidenti ukrainas Zelensky tha, “Europa duhet të zgjohet tani, centralit më të madh bërthamor në Evropë iu vu zjarri, tanket ruse i vunë flakën njësive nukleare. Këto janë tanke të pajisura me imazhe termike, kështu që ata e dinë se ku po sulmojnë, ata po përgatiteshin për këtë aksion”.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë ndodhet në jug të vendit, pranë lumit Dnieper dhe ka një kapacitet total prej pothuajse 6 000 megavat, ose mjaftueshëm për të furnizuar me energji elektrike rreth katër milionë shtëpi.



















