KreuBusull

Rusia shpall armëpushim të përkohshëm në 2 qytete ukrainase!

Teksa agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e tij të dhjetë, Ministria ruse e Mbrojtjes mëngjesin e sotëm ka njoftuar armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare për civilët në dy qytete në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha.

Rusia thotë se ka rënë dakord për korridoret me palën ukrainase, por deri tani nuk është parë konfirmim për këtë nga Ukraina.

Mariupol është një qytet-port i madh dhe ka qenë i rrethuar nga forcat ruse për disa ditë, ndërsa në Volnovakha ka pasur luftime të ashpra.

Ndërkohë në pjesë të tjera të territorit ukrainas, luftimet vazhdojnë. Shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, ndërsa në qytetin lindor të Sumy, i cili është i rrethuar nga trupat ruse, granatimet filluan në orën 05:00, sipas mediave ukrainase.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF