KreuBusull

VIDEO/ Kundër luftës në Ukrainë; Stafi i televizionit rus braktis ‘live’ studion!

VIDEO/ Kundër luftës në Ukrainë; Stafi i televizionit rus

Një nga organet e fundit të lajmeve të pavarura ruse, TV Rain, ka ndërprerë transmetimin për një kohë të pacaktuar pasi u vu nën presion për mbulimin e Ukrainës.

Kanali, i njohur edhe si Dozhd, përfundoi transmetimin këtë të enjte duke shfaqur gjithë stafin teksa largohej nga studio si shenjë revolte ndaj luftës në Ukrainë.

Rregullatori rus i telekomunikacionit akuzoi kanalin për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave”.

Në kanalet televizive ruse që kontrollohen nga shteti populli rus këto ditë po merr infomacion tejet të cunguar  krejt ndryshe nga çfarë po ndodh në të vërtetë në ‘shesh betejë’ në Ukrainë. Megjithatë mijëra rusë të informuar nëpërmjet internetit dhe miqve që jetojnë jashtë Rusisë janë shprehur se janë kundër kësaj lufte duke treguar revoltën e tyre nëpërmjet protestave të shumta që po zhvillohen në qytete të ndryshme të Rusisë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF