4000 objekte të vjedhura arti janë sekuestruar në një shtëpi në Tiranë, një pjesë e madhe e të cilave dyshohet të jenë objekte të trashëgimisë kulturore.
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Cultural Heritage” dhe ka vënë në pranga një person me iniciale A.K.
Mediat raportojnë se objektet përfshijnë, pjesë ikonash nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, objekte kulti liturgjike, libra të vjetër, kodikë, mobilje të vjetra dhe epitaf.
Ministria e Kulturës dhe policia po vijon punën për inventarizimin e tyre, përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si në, Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoninë Veriore.



















