KreuBusull

Globi do të përballet me krizën më të rëndë energjetike!

Lufta në Ukrainë pritet të shkaktojë krizën globale më të madhe energjetike, ndaj kombet në mbarë botën duhet të përgjigjen duke reduktuar përdorimin e naftës dhe gazit.

Sipas asaj që raporton “Index Spectator” që e citon edhe New York Times pasojat e pushtimit rus të Ukrainës ka të ngjarë të intensifikohen gjatë disa muajve të ardhshëm duke sjellë kështu probleme të rënda në këtë sektor kaq të rëndësishëm ekonomik.

Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i agjencisë është shprehur se kjo krize energjie mund të përfshijë veç naftës edhe gazin natyror, i cili ndikon në transportin dhe energjinë elektrike duke ngritur kështu shqetësimin për furnizim në një pjesë të madhe të vendeve si dhe duke ndikuar në tregjet globale.

Agjencia rekomandoi 10 hapa të menjëhershëm që kombet mund të ndërmarrin për të kursyer naftën, të tilla si: njerëzit të punojnë nga shtëpia deri në tre ditë në javë, të zgjedhin të marrin për në punë trena, të shkurtojnë udhëtimet me aeroplanë kur është e mundur, të dielat të jenë pa makina, etj.

Nëse ekonomitë e përparuara zbatojnë të 10 rekomandimet, ato mund të ulin kërkesën për naftë me 2.7 milionë fuçi në ditë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF