Ditën e martë, më 22 Mars, është festa e Sulltan Novruzit dhe për këtë arsye është ditë pushimi, por qeveria ka vendosur që edhe dita e hënë të jetë pushim.
Sipas burimeve pranë qeverisë bëhet e ditur se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që zhvillohet sot do të merret vendimi që dita e hënë do të jetë pushim zyrtar.
Po të njëjtat burime thonë se arsyeja që e hëna e 21 marsit do të jetë pushim ka të bëjë me kursimin e energjisë.
Arsyeja për këtë vendim mësohet se ka të bëjë wme kursimin e energjisë.



















