Elon Musk ka vendosur të mos i bashkohet bordit të Twitter, tha shefi ekzekutiv i kompanisë Parag Agrawal.
Emërimi i Musk do të hynte në fuqi këtë të shtunë pasi zbuloi javën e kaluar se ai kishte blerë 9.2% të aksioneve në platformën e mediave sociale.
Megjithatë, Agrawal njoftoi në Twitter se Elon nuk do të bashkohet me bordin, edhe pse është aksionari më i madh i kësaj platforme.
“Elon Mask ka vendosur të mos i bashkohet bordit tonë. Emërimi i tij në bord do të hynte zyrtarisht në fuqi, por Elon ndau lajmin këtë mëngjes se nuk do t’i bashkohet bordit. Unë besoj se kjo është për të mirën e kompanisë. Ne do të vlerësojmë gjithmonë kontributin e aksionarëve tanë, pavarësisht nëse ata janë në bordin tonë apo jo. Elon është aksionari ynë më i madh dhe ne do të mbetemi të hapur ndaj kontributit të tij”, njoftoi shefi ekzekutiv i kompanisë Agrawal.
Elon has decided not to join our board. I sent a brief note to the company, sharing with you all here. pic.twitter.com/lfrXACavvk
— Parag Agrawal (@paraga) April 11, 2022