KreuBusull

Ndryshimi më i ri i Instagramit lidhet me mesazhet!

Me përditësimin e ri që po përgatit Instagrami do të mund të përgjigjemi pa u transferuar në faqen e mesazheve speciale.

Kreu i platformës, Adam Mosseri, njoftoi në fund të dhjetorit se Instagrami do t’i jepte përparësi komunikimit të përdoruesve të saj dhe më në fund po e bën këtë, “Mesazhet janë një nga mënyrat kryesore, më themelore, në fakt që ne lidhemi me njëri-tjetrin në internet. Instagrami duhet të përqafojë faktin se kjo është tashmë forma kryesore e komunikimit”.

Përveç kësaj, ka veçori që do ta bëjnë atë të duket si diçka nga Messenger, duke hyrë në faqen e mesazheve do të shohim personat që janë “online”.

Bëhet me dije se versioni më i fundit i Instagramit me përditësimet e reja do të jetë i disponueshëm duke filluar nga kjo e shtunë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF