Pas katër vitesh që miliarderi Jeff Bezos kryesonte listën vjetore të “Forbes”, tashmë ka një emër të ri dhe ai është shefi i Tesla, Elon Musk.
50-vjeçari është njeriu më i pasur në botë. Pasuria neto e pronarit të Tesla dhe SpaceX, është rreth 300 miliardë dollarë, sipas renditjes në kohë reale të Forbes për njerëzit më të pasur në botë.
Kjo do të thotë se 50-vjeçari Elon Musk ka një avantazh prej më shumë se 100 miliardë dollarësh ndaj vendit të dytë Jeff Bezos, themeluesi i Amazon.
Kujtojmë që Musk është bërë anëtari më i ri i bordit ‘Twitter’, i cili ka dyfishin e pasurisë së investitorit legjendar, Warren Buffet.