KreuBusull

Rritet sërish çmimi i karburantit!

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi i naftës dhe benzinës të rritet sërish.

Sipas vendimit të fundit, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 219 lekë për litër që ishte deri tani.

Ky vendim do të fillojë të zbatohet nga ora 18:00 e pasdites së kësaj të marte.

Një rritje të lehtë ka pasuar edhe çmimi për benzinën, që do të tregtohet me 209 lekë për litër, nga 205 lekë për litër që ishte deri tani, ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë ky.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF