Bashkimi Europian ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po e çon botën në prag të krizës ushqimore.
Një ditë pasi Banka Botërore ka thënë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret gati për gjysmë këtë vit, kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell ka thënë këtë të hënë se bombardimet e Rusisë dhe bllokimi i porteve, kanë pamundësuar transportimin e grurit, duke krijuar valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale veçse po përballet me pasojat e pandemisë së coronavirusit.
“Ata po shkaktojnë mungesa. Ata janë duke bombarduar qytetet ukrainase dhe janë duke provokuar uri në mbarë botën”, u ka Borrell gazetarëve, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.
Paralajmërimet e Borrellit rrisin shqetësimet e theksuara në raportin e Bankës Botërore, në të cilin është thënë se prodhimi ekonomik në Ukrainë pritet të tkurret për 45 për qind dhe se kjo ulje do të varet nga “gjatësia dhe intensiteti i luftës”.