KreuBusull

Telegram, rrjeti social kryesor në Rusi!

Telegram është aktualisht rrjeti social kryesor i përdorur nga qytetarët rusë pasi autoritetet atje ndaluan platforma të tjera të mëdha si Twitter, Facebook dhe Instagram.

Aplikacioni u shkarkua rreth 4.4 milionë herë në vend që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Telegrami është i vetmi vend në Rusi ku njerëzit mund të shkëmbejnë lirisht mendime dhe informacione, megjithëse Kremlini ka punuar shumë për të depërtuar edhe në këtë platformë”, thotë Ilya Shepelin, një gazetare e cila punon për stacionin televiziv të pavarur “Rain”.

Kujtojmë që më herët një gjykatë në Moskë ndaloi Facebook-un dhe Instagram-in në vend, duke e etiketuar kompaninë e saj mëmë Meta si “ekstremiste”.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF