Vaksina Valneva është vaksina e re që kundër Covid-19, e cila është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.
“Është miratuar vaksina Valneva Covid-19 u zbulua se plotëson standardet e kërkuara të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit”, tha Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.
Valneva është prodhuar, nga kompani bioteknike franceze, duke përdorur teknologji tradicionale, e ngjashme me mënyrën se si bëhen vaksinat kundër poliomielitit dhe gripit.
Vaksina përmban një kopje të tërë të virusit i cili është inaktivizuar, kështu që nuk mund të shkaktojë sëmundjen, por e mëson trupin se si ta luftojë atë. Valneva është miratuar për përdorim te personat e moshës 18-50 vjeç me dy doza që duhet të merren në një interval prej të paktën 28 ditësh.