KreuBusull

Mesazhe kërcënuese për shpërthime në Mal të Zi, mbyllen disa shkolla!

Ditët e fundit në Malin e Zi shumë institucioneve janë përballur me mesazhe kërcënuese në email-et e tyre, duke krijuar panik te drejtuesit.

Mediat bëjnë me dije se mesazhet për shpërthime kanë shkuar në institucionet vendore dhe në shkolla.

Kjo ka bërë që disa prej shkollave të pezullojnë mësimin për sigurinë e nxënësve.

Shkollat ​​e Podgoricës kanë marrë rekomandim nga Drejtoria e Policisë që nxënësit të cilët janë në turnin e dytë, i cili zakonisht fillon në mesditë, të mos vijnë në mësim.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF