KreuBusull

Në gjendje të rënduar shëndetësore, Bujar Nishani dërgohet për kurim në Gjermani!

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani është dërguar mëngjesin e kësaj të premte jashtë shtetit për kurim më të specializuar.

Mësohet se Nishani është nisur drejt Gjermanisë, ku do të kurohet në një spital në Berlin.

Kujtojmë se Nishani u shtrua dje në spitalin “Shefqet Ndroqi” për t’u trajtuar për pneumoni bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore, për shkak të kalimit të coronavirusit.

Si rasti i ish-presidentit Nishani i cili rikthimi në spital pasi shërimit nga COVID, nuk është i pari, pasi shumë pacientë marrin trajtim edhe pasi janë shëruar nga virusi, për shkak të pasojave që lë në mushkëri.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF