KreuBusull

Humbin jetën dy turistë të huaj në një aksident Shkodër!

Dy turistë polakë kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në Shkodër mesditën e kësaj të premte.

 

Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Tiranë, ku motori me të cilin udhëtonin 2 turistët është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Waldemar MakoWski, 45 vjeç dhe pasagjerja shtetasja Marta MakoWska 42 vjeçe, nga Polonia.

Mësohet se dy turistët janë dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit  shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF