Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se çdo vend që do të përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë do të përballet me një përgjigje të menjëhershme nga Moska.
“Nëse dikush nga jashtë përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë dhe të krijojë kërcënime strategjike për Rusinë, përgjigja jonë do të jetë e shpejtë”, tha Putin para ligjvënësve në Shën Petërburg.
Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje ishin marrë tashmë, por pa dhënë detaje të mëtejshme. “Ne kemi të gjitha mjetet me të cilat askush nuk mund të mburret, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme”, u shpreh ai.
SHBA-të dhe aleatët kanë rritur dërgesat e armëve në Ukrainë, teksa Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin deklaroi pak ditë më parë se Uashingtoni dëshiron të shohë një Rusi të dobësuar ushtarakisht.