Pasi tronditi një nga platformat më të njohura të mediave sociale në botë dhe bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë, themeluesi miliarderi i Tesla, Elon Musk ka objektiv të ri, Coca-Cola-n.
“Më pas do të blej Coca-Cola për të rithyrt përsëri kokainën”, shkroi ai në Twitter, duke iu referuar recetës origjinale të pijes kur u lançua në 1886 si një tonik për sëmundje të ndryshme.
Next I’m buying Coca-Cola to put the cocaine back in
— Elon Musk (@elonmusk) April 28, 2022
Por menjëherë pas kësaj, Musk postoi një screenshot të një postimi të mëparshëm në Twitter ku ai thoshte: Tani do të blej McDonald’s dhe do të rregulloj të gjitha makinat e akullores, dhe me shaka iu përgjigj vetes me “Dëgjo, nuk mund të bëj mrekulli, ok”.
Sipas Institutit Kombëtar për Abuzimin me Drogën, kokaina ishte e ligjshme në 1885 kur John Pemberton, një farmacist nga Atlanta, e përgatiti për herë të parë pijen.



















