KreuBusull

Zvicra merr këtë vendim të rëndësishëm për udhëtarët shqiptarë!

Autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt saj.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 2 maj.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë”, thuhej në njoftim.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF